Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Raportohet për bisedime të mundshme mes Izraelit dhe Libanit, por pa përparim...

Raportohet për bisedime të mundshme mes Izraelit dhe Libanit, por pa përparim konkret

Presidenti libanez, Joseph Aoun

Përpjekjet diplomatike për të nisur negociata mes Izraelit dhe Libanit po vazhdojnë prapa skenave, por deri tani nuk është arritur ndonjë përparim i rëndësishëm.

Sipas burimeve izraelite të cituara nga agjencia Reuters, pritet që në ditët në vijim të zhvillohen bisedime mes dy palëve. Megjithatë, iniciativa e presidentit të Libanit, Joseph Aoun, për të hapur një kanal të drejtpërdrejtë negociatash me Izraelin po përballet me disa pengesa.

Ndër pengesat përmenden mungesa e një qëndrimi të qartë nga Shtetet e Bashkuara, refuzimi i Izraelit për të ndalur sulmet dhe raportet për përgatitje të një ofensive të mundshme tokësore në jug të Libanit.

Ndërkohë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, po vazhdon përpjekjet diplomatike për të ulur tensionet dhe për të krijuar një atmosferë që mund të hapë rrugën për negociata mes dy vendeve. /mesazhi

Exit mobile version