Ballina Sport Rashica pritet të debutojë si titullar

Rashica pritet të debutojë si titullar

Mesfushori kosovar Milot Rashica do të debutojë menjëherë për Werder Bremenin në Bundesligë. Madje Rashica pritet të jetë titullar te Werderi në ndeshjen e rëndësishme në udhëtim ndaj Schalkes.

Është sajti i njohur “kicker.de” që ka shkruar të premten mbrëma se reprezentuesi i Kosovës do të luajë nga fillimi për Werderin në ndeshjen që luhet të shtunën (sot) nga ora 15:30.

Rashica të mërkurën ka kaluar nga Vitesse e Holandës te Werderi. Werderit të premten i është lënduar një lojtar i rëndësishëm i përbërjes bazë dhe kështu është krijuar edhe më shumë hapësirë për Rashicën që do të mbulojë pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë.

Pas 20 xhirove, Werderi renditet i 16-ti me 17 pikë./koha.net

Exit mobile version