Ballina Sport Futboll Rast unik në futboll: Gjyshi, babai dhe tani i biri pjesë e...

Rast unik në futboll: Gjyshi, babai dhe tani i biri pjesë e Kombëtarës së Spanjës

Një rast vërtetë i rrallë dhe i bukur është regjistruar në Spanjë. Tre antarë të një familje kanë bërë histori duke luajtur me të njëjtën përfaqësuese.

Ftesa që i ka bërë sot Lopotegui yllit të Chelseat, Marcos Alonsos ka bërë që të shkruhet kjo histori.

Marcos Alonso Imaz ‘Marquitos’ (gjyshi), Marcos Alonso Peña (babai) dhe Marcos Alonso Mendoza (djali) janë tre familjarët që do të shkruajnë historinë e reprezenatacionit të Spanjës.

Marcos Alonso i Chelseat pritet të debutoi në njëren nga dy miqësoret që Spanja do t’i zhvilloi ndaj Gjermanisë dhe Argjentinës./Indeksonline/

Exit mobile version