Ballina Lajmet Kosovë Rasti Dehari, kthehen në punë tre zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë

Rasti Dehari, kthehen në punë tre zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë

Këshilli i “Pavarur” Mbikëqyrës i Shërbimit Civil paska kthyer në punë edhe Destan Zogajn e Burim Buleshkajn, të involvuar direkt në rastin Dehari dhe ish-kryeinspektorit e Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli

Njoftimin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

“Këshilli i ‘Pavarur’ Mbikëqyrës i Shërbimit Civil paska kthyer në punë edhe Destan Zogajn e Burim Buleshkajn, të involvuar direkt në rastin Dehari. Të dy së bashku e bashkë me Ylber Topallin pa asnjë bazë ligjore kanë bartur kamerat nga burgu i Prizrenit drejt në dorën e Dhurata Hoxhes – ish ministre e Drejtësisë. Organizimi dhe funksionimi kriminal ka adresë”, ka shkruar Sallahu në Facebook.

Sallahu ka ftuar Prokuroinë Speciale të merret me Raportin e Inspektoriatit të Ministrisë së Drejtësisë dhe me procesin e marrjes së këtyre vendimeve nga anëtarët e partive opozitore që e sundojnë KPMSHC-në.

Exit mobile version