Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Reagim për Xhaminë Al-Aksa: Gra hedhin shamite gjatë teravive në Turqi

Reagim për Xhaminë Al-Aksa: Gra hedhin shamite gjatë teravive në Turqi

Gjatë faljes së namazit të teravive në një xhami në Turqi, është raportuar një incident i pazakontë ku disa gra kanë hedhur shamitë drejt pjesës ku falen burrat, duke ndërprerë përkohësisht faljen.

Sipas videove që qarkullojnë, ky veprim konsiderohet simbolik dhe lidhet me thirrjen për reagim ndaj një çështjeje që gratë e pranishme e kanë cilësuar si serioze. Në traditë, një gjest i tillë interpretohet si apel për ndërhyrje urgjente në mbrojtje të nderit ose të një kauze të rëndësishme.

Raportimet sugjerojnë se veprimi i tyre lidhet me shqetësime për gjendjen e Xhamisë Al-Aksa, duke pretenduar se ajo është e mbyllur prej javësh dhe se ekziston rrezik për shkatërrimin e saj, ndërsa kërkohet reagim më i madh nga besimtarët.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur gjatë natës së madhe të Ramazanit, duke tërhequr vëmendje dhe reagime të ndryshme në rrjete sociale. /mesazhi

Exit mobile version