Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Reagime botërore pas sulmit izraelit në Katar

Reagime botërore pas sulmit izraelit në Katar

Liderët botërorë kanë reaguar ashpër pas sulmit izraelit në Doha, të cilin shumë vende e cilësuan shkelje të sovranitetit dhe kërcënim për stabilitetin rajonal.

Presidenti turk Erdogan e quajti sulmin “terrorizëm shtetëror”, ndërsa Papa Leo paralajmëroi për një situatë “shumë serioze”. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin dhe bëri thirrje për rifillimin e bisedimeve për armëpushim dhe ndihma humanitare.

Nga ana e saj, administrata amerikane e përshkroi ngjarjen si destabilizuese, duke theksuar se nuk kishte rol në operacion, ndërsa India shprehu “shqetësim të thellë” dhe kërkoi përmbajtje nga palët.

OKB-ja dhe Bashkimi Evropian gjithashtu paralajmëruan për pasojat e rënda të përshkallëzimit mbi paqen në Lindjen e Mesme. /mesazhi

Exit mobile version