Ballina Sport Futboll Real Madrid – Chelsea: Parashikim, analizë dhe formacionet e mundshme

Real Madrid – Chelsea: Parashikim, analizë dhe formacionet e mundshme

Real Madridi do të jetë nikoqir i Chelseat për takimin e parë gjysmëfinal në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin ‘Alfredo di Stefano’, e që do të jetë një sfidë për t’u mos humbur.

Për këtë ballafaqim, Zinedine Zidane nuk mund të llogarisë në lojtarë si, Lucas Vazquez e Ferland Mendy që janë të lënduar, Federico Valverde me coronavirus, derisa në dyshime është Sergio Ramos.

Foto: WhoScored

Në anën tjetër, Thomas Tuchel do të jetë vetëm pa Mateo Kovacicin, që po ashtu është i lënduar.

Analizë

Dani Caravajal startoi për herë të parë që nga muaji shkurt ë shtunën në barazimin pa gola me Real Betisin.

Nuk ka dyshime se Toni Kroos do të startojë, derisa Mendy do të mungojë, me Nachon dhe Marcelon që do të startojnë njëri prej tyre në vend të tij.

 

Sergi Ramos shpreson që të luajë në këtë takim edhe pse trajneri francez ka ende dilema për të, me Eden Hazard që mund të luajë nga banka rezervë përballë ish-skuadrës së tij.

Në anën tjetër, Chelsea do të ndjejë mungesë e mesfushorit kroat, që është padyshim mesfushori i tyre më i mirë në këtë edicion.

Në sulm pritet të jetë treshja, Kai Havertz në qendër, i mbështetur nga Mason Mount e Timo Werner.

Reece James mund të startojë para Callum Hudson-Odoit që mund të ketë shansin të luajë në pjesën e dytë.

Statistika

Chelsea ka nën 2.5 gola për ndeshje në kuadër të Ligës ë Kampionëve.

 

Ndërsa, Real Madridi është i pamposhtur që pesë ndeshje në garën më të madhe për klube në Evropë.

Parashikimi: Kjo përballje pritet të përfundojë baraz, duke i lënë fjalën e fundit takimit të dytë.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Courtois, Nacho, Varane, Militao, Carvajal, Kroos, Casemiro, Modric, Vinicius, Asensio, Benzema.

Formacioni i mundshëm i ChelseatMendy, Ruidger, Silva, Azpilicueta, Chilwell, Jorginho, Kante, James, Werner, Mount, Havertz. /Telegrafi/

Exit mobile version