Ballina Sport Futboll Real Madrid nuk lejon më befasi, mposht Plzenin në Bernabeu

Real Madrid nuk lejon më befasi, mposht Plzenin në Bernabeu

Pas një serie me rezultate befasuese si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, Real Madrid ka arritur të rikthehet te fitorja.

‘Los Blancos’ kanë shënuar fitore prej 2:1 në ‘Santiago Bernabeu’ ndaj Viktoria Plzen, në ndeshjen e vlefshme për grupin G në Ligën e Kampionëve.Karim Benzema në minutën e 11’, zhbllokoi ndeshjen duke e kaluar në epërsi Realin e Madridit.

Në minutën e 56’ të pjesës së dytë, Reali dyfishoi epërsinë me Marcelon, që shënoi gol të bukur pas një asistimi nga Bale.Kampionët e Evropës minutat e fundit të ndeshjes i kaluan nën presion, me mysafirët çek që arritën të ngushtojnë epërsinë në 2:1 në minutën e 79’, kur shënoi Hrosovsky.

Megjithatë, ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes, dhe Real Madrid mori tre pikë të rëndësishme nga kjo përballje

Exit mobile version