Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 4:0 ndaj Valencias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në La Liga.
Tri gola u shënuan në pjesën e parë, shkruan Indeksonline
Mbappe shënoi dy dhe një Bellingham.
Në 45 minutëshin e parë, Vini Jr humbi një penallti.
Pjesën e dytë, në krahasim nga e parja – pamë vetëm një gol. Ishte Carreras që shënoi për 4:0.
Me këtë fitore, ekipi i Xabi Alonsos shkon në kuotën e 30 pikëve në pozitën e parë.
