Ballina Sport Futboll Real Madridi i ofron kontratë të re Dani Carvajalit

Real Madridi i ofron kontratë të re Dani Carvajalit

Dani Carvajal do të nënshkruajë kontratë të re me Real Madridin, që do ta mbajë atë në ‘Santiago Bernabeu’ deri në vitin 2024.

Mbrojtësi spanjoll ka kontratë me Los Blancos deri në vitin 2022, por do ta zgjasë atë edhe për dy vite.

Agjenti i lojtarit dhe drejtues të klubit kanë vënë kontaktet dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët në lidhje me qëndrimin e lojtarit në klub.

Carvajal është pjesë e Real Madrid që nga mosha 10 vjeçare, dhe kur të përfundojë kontrata e re, ai do të jetë 32 vjeç.

Ai kaloi në të gjitha grupmoshat e klubit, ndërsa një vit e kaloi në huazim te Bayer Leverkusen në Bundesligë.

Qëndrimi i tij në klub është një nga arsyet pse marokeni Achraf Hakimi shkoi tek Interi për 40 milionë euro në afatin kalimtar të verës.

Exit mobile version