Ballina Sport Futboll Real Madridi kalon edhe një pengesë, mposht Valencian

Real Madridi kalon edhe një pengesë, mposht Valencian

Real Madridi ka shënuar edhe një fitore të madhe në luftën për titull, duke mposhtur me rezultat 2-1 Valencian.

I pari që realizoi gol ishte ylli i skuadrës madrilene Cristiano Ronaldo, për të mbyllur pjeseën e parë në avantazh.

Deri në minutën e 82 nuk kishte gol, por pikërisht në këtë minutë ishte mesfushori i Valencias Dani Parejo që realizoi një gol mjaft të bukur nga gjuajtja e lirë.

Kur të gjithë po mendonin që Valencia do dal me një pikë nga Santiago Bernabeu, ishte Marcelo ai i cili siguroi tre pikët e radhës për skuadrën e tij.

Exit mobile version