Ballina Sport Futboll Real Madridi mposht Celta Vigon, mbetet në garë për titull

Real Madridi mposht Celta Vigon, mbetet në garë për titull

Real Madridi ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në garën për titull të La Ligës.

“Madrilenët”, mpsohtën Celta Vigon me rezultat të ngushtë 3-2.

Golat për Realin i realizuan Guler në minutën e 33-të dhe Mbappe në minutën e 39-të dhe 48-të, ndërsa për Celta Vigon shënoi Rodriguez në minutën e 69-të dhe Swedberg në minutën e 72-të.

Me këtë fitore Reali, mbetet në pozitën e 2-të në La Liga me 75 pikë, ndërsa Celta Vigo në pozitën e 7-të me 46 pikë.

Kujtojmë se ndeshja e ardhshme në La Liga do të jetë një ndeshje e rëndësishme për Realin, pasi që do të luajë ndaj Barcelonës ku e cila mund ta vendos edhe titullin./

Exit mobile version