Ballina Sport Futboll Real Madridi përgatit një ofertë të majme për Sanchon, kjo është shifra

Real Madridi përgatit një ofertë të majme për Sanchon, kjo është shifra

Real Madridi është duke shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, transmeton zeri.info

Gjiganti madrilen është gati të bëjë një ofertë prej 120 milionë eurove plus shërbimet e Mariano Diazit për reprezentuesin anglez, raporton “Don Balon”.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez do ta kthejë vëmendjen e tij kah reprezentuesi anglez nëse dështon që ta sjellë Kylian Mbappen në “Santiago Bernabeu” nga Paris Saint-Germaini.

Sancho ka kontribuuar me 4 gola dhe 6 asistime në 10 paraqitje në Bundesligë këtë edicion.

Exit mobile version