Real Madridi ka bërë hap gjigant drejt një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Të martën mbrëma në “Etihad”, Real Madridi fitoi 3:2 ndaj Manchester Cityt. Ishte kjo ndeshja e parë e plejofit të Ligës së Kampionëve. Me këtë fitore, kampioni në fuqi i është afruar raundit tjetër.
Ndeshja e dy gjigantëve të futbollit u vendos në minutat shtesë. Në minutën e 92-të, Jude Bellingham shënoi golin e fitores 3:2 për Madridin. Ai realizoi me asistim të Vinicius Junior, ndaj të cilit tifozët anglezë shpalosën një pano fyese.
Ndeshja u vendos nga episode interesante.
Erling Haaland shënoi për 1:0 në të mirë të Cityt në minutën e 19-të. Kylian Mbappe shënoi për 1:1 në minutën e 60-të.
Pas një penalltie të dyshimtë, Erling Haaland shënoi tjetër gol për kampionin anglez në minutën e 80-të. Por epërsia 2:1 nuk qëndrojë shumë.
Brahim Diaz hyri në lojë në minutën e 84-t dhe menjëherë në minutën e 86-të barazoi në 2:2.
Kur pritej që ndeshja të përfundonte me rezultat të barabartë, në skenë dolën dy prej yjeve të Madridit, Viniciusi dhe Bellinghami që bashkëvepruan për golin e fitores 3:2.
Ndeshja e kthimit zhvillohet më 19 shkurt në “Santiago Bernabeu”. Me fitoren 3:2 në Manchester, klubi mbretëror është në epërsi të madhe para ndeshjes vendimtare.
Manchester City me shumë mund e kaloi fazën e ligës në Champions dhe pati periudha të vështira në ndeshjen e së martës mbrëma. City po ashtu është thuajse jashtë garës në Premier League. Dhe kriza e skuadrës së Pep Guardiolas vazhdon.
Ndërkohë Madridi me fitoren në Angli ka dëshmuar se po kthehet në rrugën e sukseseve.