Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 3:0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e vlefshme për UEFA Champions League.
Golat në këtë sfidë i shënoi vetëm një lojtar, ai ishte Fede Valverde.
Mesfushori uruguaian shënoi hat-trik për 42 minuta.
Skuadra vendase humbi një penallti në minutën e 58’të. Ishte Vini Jr që huqi nga 11-metërshi.
Kujtojmë që ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme në “Etihad”./
