Ballina Sport Futboll Reali edhe një hap drejt titullit

Reali edhe një hap drejt titullit

Real Madridi i është afruar edhe më shumë titullit të 36-të në La Liga, pas fitores në udhëtim te Real Sociedadi të premten mbrëma.

Reali e fitoi ndeshjen e xhiros së 33-të me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi talenti turk, Arda Guler, në minutën e 29-të.

Guler realizoi me asistim të Dani Carvajalit. Ishte goli i dytë i Gulerit në La Liga, ndërsa hera e parë që startoi një ndeshje nga fillimi.

Real Madridi lider ka 84 pikë, 14 më shumë se Barcelona e vendit të dytë që e ka një ndeshje më pak të luajtur.

Real Sociedadi ka 51 pikë në vendin e gjashtë.

Kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund

Exit mobile version