Ballina Sport Futboll Reali fiton me përmbysje

Reali fiton me përmbysje

Jude Bellingham ka realizuar edhe një gol për t’u kthyer në hero të ri te Real Madridi në La Ligë. Mesfushori anglez shënoi në fund të ndeshjes ndaj Getafes për t’ia siguruar fitoren me përmbysje ekipit të tij.

Reali fitoi 2:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt. Getafe kaloi në epërsi në minutën e 11-të nëpërmjet Borja Mayoralit, ndërsa rezultati u barazua nga Joselu në minutën e 47-të.

Bellinghami, me golin e pestë në katër ndeshje, në minutën e 95-të ia siguroi fitoren “Mbretërve”.

Pas katër ndeshjeve, Reali ka pikët maksimale.

Exit mobile version