Ballina Sport Futboll Reali lëshon pikë kundër Sociedadit

Reali lëshon pikë kundër Sociedadit

Real Madridi dhe Sociedad kanë ndarë pikët.

Ndeshja ndërmjet Realit dhe Sociedad u mbyll pa gola, 0:0.

Lojë më të mirë bën madrilenët, por shpërdoruan mundësitë e tyre, duke iu kushtuar me dy pik.

‘Mbretërit’ ishin gjatë gjithë kohës në zonën e Real Sociedad.

Karim Benzema dhe Vinicius Jr kishin mundësitë më të mira, por në vend ishte portieri kundërshtar.

Sociedad në anën tjetër gjithashtu kishin rast të mirë me Asier Illaramendi, por ai goditi pak jashtë portës së Thibaut Courtois.

Pjesa e parë u mbyll 0:0. Edhe në 45 minutat e tjerë Reali ishin kërkues të golit, por jo edhe konkret sa duhet.

Vinicius Jr humbi mundësi të artë, ashtu edhe Rodrygo.

Sociedad ishin të rrezikshëm me Kubon, por reagoi mirë Courtois.

Kështu ndeshja u mbyll pa gola, 0:0.

Me këtë barazim Reali i komplikohet situata, pasi tashmë kanë pesë pikë më pak se Barcelona që ndodhen në pozitën e parë.

Duke numëruar kështu 42 pikë gjithsej. Kurse Sociedad kanë 39 në vendin e tretë.

Exit mobile version