Ballina Sport Futboll Reali mezi merr një pikë ndaj Brugge në Bernabeu

Reali mezi merr një pikë ndaj Brugge në Bernabeu

Real Madrid nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në përballjen me Club Brugge, duke barazuar 2:2 në ‘Santiago Bernabeu’, në ndeshjen e vlefshme për grupin A të Ligës së Kampionëve.

13 herë kampionët e Evropës e panë vetën në disavantazh prej 0-2 pas pjesës së parë, dhe me dy gola në pjesën e dytë evituan humbjen, por mbeten pa fitore në garën elitare për klube.Mysafirët, që nuk ishin aspak favorit për këtë ndeshje, patën një fillim të mbarë, kur në minutën e nëntë shënuan për 0-1, me anë të Emmanuel Dennis.

Derisa Reali po kërkonte barazimin, një top i humbur në mesfushë nga Luka Modric, bëri që Dennis të nis një kundërsulm të shpejtë, për të shënuar për 0-2.Me rezultat 0-2, skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë.Pjesën e dytë, Real Madrid e nisi me dy zëvendësime, duke larguar nga loja Thibaut Courtois dhe Nacho, për të inkuadruar Alfonso Areolan dhe Marcelon.

Në minutën e 55’, Real Madrid ngushtoi epërsinë në 1:2, me një gol të shënuar nga Sergio Ramos.‘Los Blancos’, pas shumë orvatjeve, arritën barazimin në 2:2, në minutën e 85’, me anë të Casemiros.Në fund, Real Madrid 2:2 Club Brugge.

Exit mobile version