Ballina Sport Futboll Reali mposht Villarealin dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Reali mposht Villarealin dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Real madridi ka kaluar në çerek finale të Kupës së Mbretit.

”Mbretërit” u kualifikuan tutje, pasi mposhtën me përmbysje skuadrën e Villarealit me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.

Villareali e mbylli pjesën e parë me dy gola epërsi, ku Capoue dhe Chukwueze shënuan në minutat 4 dhe 41.

Rikthimi i Real Madridit nisi në minutën e 57-të, me golin e Vinicius Juniorit.

Mbretërit barazuan rezultatin me eder Militaon në minutën e 69-të, ndërsa fitorja erdhi në minutën e 86-të, me golin e dani Ceballos, i cili përmbysi rezultatin në 3-2.

Tashmë janë mësuar të gjitha skuadrat çerekfinaliste të Kupës së Spanjës, ku pos Real Madridit janë kualifikuar edhe Barcelona, Atletco Madrid, Valencia, Sevilla, Osasuna, Real Sociedad dhe Athletico Bilbao.

Exit mobile version