Ballina Sport Futboll Reali ngushton diferencën me Barcelonën

Reali ngushton diferencën me Barcelonën

Real Madridi ka shënuar fitore të thellë ndaj Elches.

Mbretërit fituan në shtëpi me rezultat 4-0.

Marco Asensio hapi serinë e golave qysh në minutën e tetë të ndeshjes.

Reali shënoi edhe dy gola të tjerë brenda pjesës së parë, ku Karim Benzema ishte realizator i dy penalltive në minutat 31′ dhe 45+1′.

Golin e fundit në ndeshje e shënoi Luka Modric në minutën e 80-të.

Me këtë fitore, Reali mbetet në vendin e dytë me 48 pikë, duke ngushtuar diferencën me Barcelonën në tetë pikë.

Në anën tjetër skuadra e Elches renditet e fundit me vetëm 9 pikë të grumbulluara.

Exit mobile version