Real Madridi ka arritur fitoren ndaj Levantes në “La Liga”.
Ndeshja u mbyll me rezultat 2-0, duke kthyer buzëqeshjen në kampin madrilen pas eliminimit turpërues nga Albacete.
Kjo është edhe fitorja e parë e Arbeloas si trajner i “Los Blancos”.
Golat u realizuan nga Kylian Mbappe dhe nga Raul Asencio.
Reali, me këtë fitore mbetet në pozitën e dytë në tabelë, ku ka gjithsej 48 pikë./
