Ballina Sport Futboll Reali me vështirësi eliminon Juventusin

Reali me vështirësi eliminon Juventusin

Real Madrid është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi eliminoi Juventusin me një gol të Ronaldos në minutën e 95-të nga penalltia.

Juventusi u mendua se do të bëjë çmendurinë pasi përmbysi avantazhin e ndeshjes së parë prej 3-0.

Golat për Zonjën e vjetër i shënuan dy Mandzukic (2’ dhe 37’) dhe Matuidi në minutën e 61-të.

Mirëpo Reali arriti të nxjerrë një penallti në minutat shtesë, që në gol e realizoi, Cristiano Ronaldo në minutën e 98-të.

Exit mobile version