Ballina Lajmet Kosovë Reduktimet e rrymës nuk kursejnë qendrën e kryeqytetit

Reduktimet e rrymës nuk kursejnë qendrën e kryeqytetit

Më shumë se tri orë, qendra e Prishtinës ishte pa rrymë.

Qytetarët janë shprehur të shqetësuar për faktin se reduktimet janë të vazhdueshme, raporton KTV.

Ata ankohen se zyrtarë të KEDS-it asnjëherë nuk u japin arsye të qarta pse ndodhin këto reduktime.

Ndërsa, në një komunikatë për media, Viktor Buzhala ka treguar se gjatë ditës së shtunë, kanë përfunduar punimet e instalimit të daljes alternative për institucionet e rëndësisë së veçantë shtetërore në qendrën e Prishtinës.

Sipas KEDS-it, me realizimin i këtij projekti, këto institucione të rëndësishme tani do të kenë 2 dalje alternative, në rast të ndërprerjeve që mund të ndodhin apo të ndonjë avarie.

Exit mobile version