Ballina Lajmet Kosovë Regjistrohen 119 deputetë të Legjislaturës VII të Kuvendit

Regjistrohen 119 deputetë të Legjislaturës VII të Kuvendit

119 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës të Legjislaturës VII, kanë përfunduar procedurën e regjistrimit të Kuvend, sipas kalendarit të përcaktuar nga administrata.

Deputeti Rasim Demiri, i cili nuk i është nënshtruar këtij procesi gjatë kësaj jave, do të regjistrohet gjatë ditëve të ardhshme.

Kuvendi i Kosovës do të përbëhet pothuajse nga 50 për qind e deputetëve të cilët për herë të parë do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Nga 120 deputetë sa janë pa numëruar 20 deputetët e minoriteteve, 29 deputetë ka Lëvizja Vetëvendosje, 28 Lidhja Demokratike e Kosovës, 24 Partia Demokratike e Kosovës, 13 Aleanca për Ardhnërinë e Kosovës dhe 6 Nisma Socialdemokrate, shkruan lajmi.net.

Vlen të theksohet se dy partitë me numrin më të madh të deputetëve po zhvillojnë takime për formimin e koalicionit qeverisës.

Exit mobile version