Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Reisi: Të gjithë duhet të punojnë për ndalur luftën në Jemen

Reisi: Të gjithë duhet të punojnë për ndalur luftën në Jemen

Ibrahim Reisi

Në një telefonatë me Kryeministrin e Irakut Mustafa Al-Kazimi, Presidenti iranian Ibrahim Reisi tha se të gjithë duhet të punojnë për të ndaluar luftën në Jemen.

Sipas një deklarate me shkrim nga Presidenca iraniane, Reisi dhe Kazimi diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet rajonale, takimin në Irak që do të mbahet në fund të muajit dhe luftën civile në Jemen.

Duke theksuar se lufta në Jemen duhet të përfundojë dhe problemi atje duhet të zgjidhet, Reisi tha: “Të gjithë duhet të punojnë për të ndaluar luftën në Jemen. Të gjithë duhet të respektojnë të drejtën e njerëzve këtu për të vendosur për fatin e tyre.”

Pasi bëri të ditur se ata duan një Irak të fortë, të pavarur, të sigurt, të zhvilluar dhe të përparuar, Reisi falënderoi Kazimin për ftesën e tij në takimin në fund të muajit në Bagdad dhe shprehu kënaqësinë për të marrë pjesë në takim.

Reisi vuri në dukje se ata mbështesin çdo iniciativë që do t’i shërbejë stabilitetit të Irakut, ndërsa shtoi: “Vendet në rajon kanë fuqinë të arrijnë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm duke bashkëpunuar. Ndërhyrja e jashtme nuk i shërben sigurisë dhe stabilitetit. Irani dhe populli irakian kanë ideale të përbashkëta, dhe për këtë arsye armiqtë kanë punuar shumë, por nuk kanë qenë në gjendje të shkaktojnë probleme në marrëdhëniet midis dy vendeve tona.”

Kazimi përgëzoi Presidentin për detyrën e tij të re dhe uroi të përshpejtohet zbatimi i marrëveshjeve midis dy vendeve dhe tha se “Rajoni është dëshmitar i problemeve të mëdha. Vendet në rajon duhet të bashkëpunojnë për ta zgjidhur këtë.” /trt

Exit mobile version