Një raport i Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut në territoret palestineze nën pushtim thotë se të paktën 1,001 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite dhe kolonët që nga 7 tetori 2023 – shifra më e lartë në dy dekadat e fundit.
Sipas raportit, një në pesë viktima ishte fëmijë, ndërsa 55 për qind e të vrarëve me armë zjarri janë qëlluar në kokë ose në pjesën e sipërme të trupit. Në mbi 200 raste, forcat izraelite kanë penguar ose vonuar ekipet mjekësore që t’u shkonin në ndihmë të plagosurve.
Ushtria izraelite ka kryer 108 sulme ajrore në Bregun Perëndimor, kryesisht në kampet e refugjatëve në Jenin, Tulkarem, Tubas dhe Nablus, duke shkaktuar 445 viktima dhe zhvendosjen e rreth 40,000 personave.
Dhuna e kolonëve izraelitë gjithashtu ka arritur nivele të paprecedenta, shpesh duke vepruar krah për krah me ushtrinë dhe me imunitet të plotë, ndërsa qeveria e Netanyahut vazhdon politikën e aneksimit faktik dhe zgjerimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor. /mesazhi
