Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Reshje të dendura në Kinë, qindra mijëra të evakuuar

Reshje të dendura në Kinë, qindra mijëra të evakuuar

Të paktën dy persona e kanë humbur jetën ndërsa dy të tjerë llogariten si të zhdukur për shkak të reshjeve të dendura në jug të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, si pasojë e reshjeve të dendura në provincën Guangdong të Kinës dy persona kanë humbur jetën ndërsa dy të tjerë llogariten si të zhdukur. Ndërkaq 127 mijë persona të prekur nga reshjet e dendura janë evakuuar në rajone të sigurta.

Më tej thuhet se reshjet kanë përfshirë 27 qarqe në lindje të provincës, ndërsa 43 shtëpi janë rrënuar dhe 44.700 hektarë tokë bujqësore janë dëmtuar. Theksohet se dëmet kanë një kosto prej më shumë se 1 miliardë yuan (147 milionë dollarë).

Qeveria lokale ka dërguar 1.800 çadra dhe shtretër, batanije, ujë dhe ushqim për viktimat e fatkeqësisë në rajon.

Exit mobile version