Rruga për në pikë kalimin kufitar Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas (në pjesën e Malit të Zi) është e pa kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve për shkak të borës.
Kjo është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Pas javëve me mot pranveror, gjatë kësaj jave ka pasur rënie të temperaturave, e reshje shiu e bore në disa pjesë.
