Ballina Artikuj Respektoni ditët tuaja të qeta

Respektoni ditët tuaja të qeta

Hoxhë Halil Avdulli

Respektoni ditët tuaja të qeta
• Dita që kalon e ne jemi të shëndetshëm, është begati.
• Dita që kalon pa fatkeqësi është begati.
• Dita që nuk sjell lajme që na bëjnë të qajmë është begati.
• Dita kur nuk dëgjojmë rënkimin e një të sëmuri është begati.
• Dita kur zgjohemi në shtëpitë tona të sigurt, është begati.
• Dita kur i shohim pranë nesh njerëzit që duam, është begati.
• Dita kur mund të qeshim sinqerisht, është begati.
• Dita kur nuk mbajmë mbi vete një brengë që rëndon zemrën, është begati.
• Dita kur flemë pa dhimbje, pa lot dhe pa ankth, është begati.
• Edhe rutina e qetë dhe detajet e zakonshme të jetës, janë begati!
Mos harroni ta falënderoni Allahun për to;
sepse sa njerëz do të dëshironin të kishin një ditë si dita e juaj. 🤍

Exit mobile version