Ballina Lajmet Kosovë Rexhep Selimi: Haradinaj po ec hapave të Hashim Thaçit

Rexhep Selimi: Haradinaj po ec hapave të Hashim Thaçit

Në një konferencë të thirrur nga Vetëvendosje, deputeti i saj Rexhep Selimi ka folur për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Selimi tha se lajmi më i mirë për këtë dhjetëvjetor është ardhja e Rita Orës në Kosovë, sepse sipas tij, shteti i Kosovës nuk ka shënuar suksese që mund të përmenden.

Deputeti Selimi u pyet edhe për heqjen e flamurit kombëtar Te Rrethi, duke e zëvendësuar me flamurin shtetëror.

Ai e ka kritikuar Ramush Haradinajn, duke thënë se ai pe ecë hapave të presidentit Hashim Thaçi me qasjen e tij ndaj simboleve kombëtare.

“Duket se Ramush Haradinaj po vazhdon të jetë besnik i rrugës së parardhësve. Kryeministri po vazhdon të ecë hapave të Thaçit lidhur me simbolet kombëtare”, tha Selimi.

Exit mobile version