Ballina Lajmet Kosovë Rihapen për qarkullim rrugët rreth objektit të Komunës së Prishtinës

Rihapen për qarkullim rrugët rreth objektit të Komunës së Prishtinës

Rrugët në lagjen “Arbëria” janë liruar për qarkullim, pasi që ishin mbyllur si shkak i rrëzimit të kulmit të objektit të Komunës së Re.

Ndërkohë, është i ndaluar rreptësisht parkimi i veturave në parkingun e këtij objekti dhe përreth tij.

Në një njoftim për media është bërë e ditur se aktualisht po punohet në kulmin e këtij objekti.

“Të nderuar qytetarë, Rrugët ‘Radovan Zagoviq’ dhe ‘Nora e Hotit’ në lagjen ‘Arbëria’ janë hapur për qarkullim, por ndalohet rreptësisht parkimi i veturave në parkingun e objektit të Kryeqytetit dhe rreth saj. Aktualisht është duke u intervenuar në kulmin e këtij objekti”, njoftoi Komuna në Facebook.

Si pasojë e prishjes së kulmit, ka mbetur e lënduar rëndë një 23-vjeçare, e cila është duke marrë tretman mjekësor.

Exit mobile version