Ballina Arritje Teknologji Rikthehen online shërbimet e Microsoft

Rikthehen online shërbimet e Microsoft

POLAND - 2021/02/19: In this photo illustration a Microsoft logo seen displayed on a smartphone with stock market values in the background. (Photo Illustration by Omar Marques/SOPA Images/LightRocket via Getty Images)

Microsoft fajësoi një ndryshim bërë në “Wide Area Network” për ndërprerjen dhe tashmë është zgjidhur.

Shërbimet e Microsoft janë rikuperuar pasi mijëra përdorues raportuan se produktet e kompanisë, përfshirë Outlook dhe Teams ndaluan së funksionuari.

Përmes një cicërime në Twitter kompania tha se shërbimet e saj të prekura janë rikuperuar dhe mbeten stabile. Downdetector, që gjurmon ndërprerjet e shërbimeve, tregoi rënie të numrit të përdoruesve që raportojnë probleme.

Microsoft fajësoi një ndryshim bërë në “Wide Area Network” për ndërprerjen dhe tashmë është zgjidhur.

Problemet e së Mërkures prekën disa produkte të Microsoft. Shërbimet si Teams dhe Xbox Live nuk funksiononin. Microsoft tha se edhe shërbimi cloud Azure përjetoi probleme për një numër përdoruesish.

Problemet e raportuara vinin nga përdorues në disa vende të botës ku vetëm nga India dhe Japonia erdhën mijëra raportime. Microsoft Teams përdoret nga 280 milionë përdorues, biznese dhe shkolla dhe konsiderohet shërbim kritik.

Ndërprerja erdhi pasi Microsoft raportoi rritje të shitjeve me vetëm 2 përqind në 52.7 miliardë dollarë ndërsa fitimet ranë me 12 përqind në 16.4 miliardë dollarë.

Më 19 Janar kompania kishte njoftuar reduktim të fuqisë punëtore me afro 5 përqind dhe eliminuar 10 mijë vende pune. /PCWorld Albanian

Exit mobile version