Ballina Sport Futboll Rikthehet Chelsea, fiton si mysafir

Rikthehet Chelsea, fiton si mysafir

Chelsea ka fituar ndeshjen si mysafir i Hull Cityt me rezultat 2-0.

Dy supergola ia siguruan tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës londineze.

Së pari William në minutën e 61-të zhbllokoi sfidën pas një supergjuajtje në cepin e portës.

Në të njëjtën mënyre, por 6 minuta më vonë, Dieogo Costa dyfishoi rezultatin në 2-0.

Me këtë fitore, Chelsea ngjitet në pozitën e gjashtë me 13 pikë, ndërsa Hull City mbetët në pozitën e 15-të me shtatë pikë.

Exit mobile version