Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rinisin përleshjet në Sudan, disa orë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit...

Rinisin përleshjet në Sudan, disa orë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit të ri

Përleshjet shpërthyen në veri të kryeqytetit të Sudanit Khartoum të mërkurën mbrëma, duke thyer kështu armëpushimin e përkohshëm midis Ushtrisë sudaneze dhe rivalit të saj, Forca e Mbështetjes së Shpejtë, vetëm disa orë pasi u pajtuan për të.

Dy fraksionet janë duke luftuar për ditë të tëra dhe të mërkurën pati luftime të ashpra në qendër të Khartoum-it si dhe përleshje të rënda në aeroportin kryesor të kryeqytetit, i cili është mbyllur që nga e shtuna me palët rivale që tentojnë të marrin kontrollin e vendit.

Sudani ka qenë pa një qeveri funksionale që nga tetori i vitit 2021, kur ushtria shkarkoi qeverinë kalimtare të kryeministrit Abdalla Hamdok dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, hap ky i cilësuar nga forcat politike si “grusht shteti”.

Periudha e tranzicionit në Sudan, e cila filloi në gusht 2019, ishte planifikuar të përfundonte me zgjedhje në fillim të vitit 2024. /mesazhi

Exit mobile version