Saktësisht 299 nga 1428 vendvotime janë rinumëruar deri më tani.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi i kutive për të cilat PZAP-ja ka vendosur të shkojnë në rinumërim.
Deri më tani, janë numëruar 299 vendvotime ose saktësisht në përqindje 21,35% e totalit të kutive.
Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.
“Mund t’iu konfirmoj se nga e pasdita e së mërkurës kur ka filluar zbatimi i vendimit të PZAP-it dhe deri të premten në mesnatë janë rinumëruar 299 vendvotime apo 21.25%”.