Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rohingya-t protestojnë duke përkujtuar përvjetorin e dhunës ndaj tyre

Rohingya-t protestojnë duke përkujtuar përvjetorin e dhunës ndaj tyre

Mijëra refugjatë Rohingya që po qëndrojnë në Bangladesh kanë protestuar sot për të përkujtuar njëvjetorin e ndërhyrjes së ushtrisë në Mianmar që detyroi ata të lëshojnë shtëpitë e tyre.

“Kurrë më”, ishte një nga thirrjet që bënë refugjatët e kampit, Kutupalong i cili është më i madhi në Bangladesh.

Kombet e Bashkuara kanë përshkruar ofensivën ushtarake si një spastrim etnik kurse refugjatët të ikur nga Mianmar tregojnë histori të tmerrshme të torturës dhe dhunës seksuale.

Ndërkohë qeveria e këtij vendi ka mohuar se ka si cak civilët duke thënë se aksionet janë marrë vetëm ndaj ekstremistëve rohingya.

Sipas Medecins Sans Frontieres të paktën 6.700 Rohingya përfshirë 730 fëmijë nën moshën pesë vjeçare janë vrarë në muajin e parë pas shpërthimit të dhunës.

Exit mobile version