Ballina Lajmet Rohingyat buzë mbijetesës në kampet e refugjatëve në Bangladesh

Rohingyat buzë mbijetesës në kampet e refugjatëve në Bangladesh

Refugjatët e Mianmarit në kampet në Bangladesh përballen me luftën e ashpër për mbijetesë dhe ëndërrojnë se një ditë do të kthehen në Arakan, rajonin e Mianmarit nga i cili u dëbuan, raporton Anadolu Agency (AA).

Muslimanët Rohingya të Arakanit për vite kanë qenë pakica etnike më e rrezikuar në botë ndërsa nga 25 gushti i vitit të kaluar ata u përballën me një valë të re të dhunës në Arakan të kryer nga ushtria e Mianmarit dhe militantët budistë.

Sipas të dhënave të fundit, rreth 700 mijë pjesëtarë të minoritetit musliman Rohingya u dëbuan nga Mianmari gushtin e kaluar.

Refugjatët u arratisën në Bangladesh dhe u vendosën në kampet e refugjatëve në rajonin kufitar Coxs Bazar.

Një nga kampet më të mëdha është Kutupalog dhe ndodhet në Maynar Guna, pranë Cox Bazar.

Vala e refugjatëve e ka vështirësuar më tej jetën e përditshme të njerëzve në Bangladesh kurse autoritetet e atij vendi kërkojnë ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare në të gjitha nivelet.

Delegacioni i Republikës së Turqisë dje vizitoi Bangladeshin dhe paralajmëroi mbështetje shtesë për kujdesin e refugjatëve Rohingya.

Agjencitë humanitare turke hapën spitale mobile, ngritën vendbanime me çadra dhe çdo ditë ndajnë ushqime dhe nevoja të tjera në kampe, njëri prej të cilëve mban emrin “kodra turke”.

Exit mobile version