Në udhëtimet e migrantëve të parregullt, të cilët trafikantët e qenieve njerëzore i orientojnë të shkojnë në ishullin më të afërt greke ose drejt Italisë duke i hipur ata në gomone ose anije të papërshtatshme nga kontrabandistët e emigrantëve, përjetohen tragjedi të ndryshme njerëzore. Politika e “prapësimit” që zbaton Greqia e bën këtë udhëtim të shpresës edhe më të rrezikshëm për ata.
Kamerat kapin herë-herë edhe praktikat çnjerëzore të ekipeve të Rojës Bregdetare greke kundër emigrantëve të parregullt të nisur në një udhëtim shprese me gomone, të cilat nuk janë rezistente ndaj mbingarkesës dhe mund të përmbysen menjëherë në det të hapur.
Nga ana tjetër, ekipet e Komandës sëRojës Bregdetare turke, të cilat janë në shërbim 24 orë në ditë për të parandaluar situatat e rrezikshme të mundshme në det, bëjnë përpjekje që ky udhëtim i rrezikshëm i emigrantëve të parregullt të mos rezultojë me vdekje.
Në ndihmë të emigrantëve në det të hapur vijnë oficerët e Komandës së Rojës Bregdetare turke, që e kryejnë detyrën me moton “Prioritet në punën tonë është jeta e njeriut”.
Ekipet e Rojës Bregdetare turke, që janë në krye të detyrës për të parandaluar migrimin e parregullt në det, kanë shpëtuar rreth 55.000 migrantë të parregullt që nga fillimi i vitit 2020. Gjithashtu Ekipet e Rojës Bregdetare po punojnë për të parandaluar humbjet e jetëve dhe rreziqet e mundshme që i presin ata në det duke i penguar emigrantët e parregullt, që lundrojnë në det me mjete të papërshtatshme, sa më shpejt që të jetë e mundur, pa u larguar shumë nga brigjet turke. /trt
