Ballina Artikuj Roli im dhe vizioni për Islamin

Roli im dhe vizioni për Islamin

Hoxhë Halil Avdulli

Roli im konsiston në paraqitjen e Islamit në formën e tij të vërtetë dhe të bukur, ashtu siç është në thelb, në mënyrë që ai të shihet me dritën e vet origjinale. Synimi im është t’u ofroj njerëzve mëkatarë – si puna ime keshtu – një mundësi pajtimi me Krijuesin e tyre, si dhe t’u hap një derë mirëkuptimi edhe atyre që nuk besojnë.

▪️ E çmoj ndjenjën estetike dhe besoj se ajo përbën pjesë thelbësore të shpirtit të Islamit. Siç ka thënë dijetari Ebu Gudeh: “Islami është shije.”

▪️ Refuzoj qasjet e ashpra dhe përjashtuese që nxitojnë t’i shpallin të tjerët jashtë fesë. Mospajtimet duhet të mbeten brenda kornizës së debatit shkencor dhe me mirëkuptim të ndërsjellë, pasi qëllimi ynë është i përbashkët: kërkimi i së vërtetës. Fyerja, përkundrazi, shkatërron pastërtinë e shpirtit dhe këput urat e komunikimit.

▪️ Thirrja ime është për një rikthim te Islami i vërtetë – ai që u kuptua nga imamët e mëdhenj dhe u pasua nga shumica e besimtarëve ndër shekuj – përpara se të lindnin ndarjet dhe prirjet e ngushta të kohëve të fundit.

Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version