Ballina Sport Futboll Ronaldo është ende pjesë e Kombëtares së Portugalisë, thotë trajneri Santos

Ronaldo është ende pjesë e Kombëtares së Portugalisë, thotë trajneri Santos

Trajneri i Portugalisë Fernando Santos ka bërë të ditur se Cristiano Ronaldo është ende pjesë e Kombëtares së Portugalisë.

Sulmuesi për herë të fundit ka luajtur me kombëtaren në Kupën e Botës në Rusi, por trajneri thotë se ai ende është pjesë kyçe e skuadrës.“Nuk ka dyshim. Nëse ende dyshoni, nuk di çfarë t’iu them” ka thënë Santos në konferencën për shtyp, është pyetur nëse Ronaldo është ende pjesë e rëndësishme e skuadrës, transmeton lajmi.net.

CR7 është lideri i Portugalisë sa i përket golave të shënuar ( në të gjitha kohërat), me 85 gola në 154 paraqitje (gjithashtu lider).Me barazimin e mbrëmshëm ndaj Italisë, Portugalia ka siguruar kalimin në fazën tjetër të garave, duke u bërë kështu kombëtarja e parë që arrin në “play-off “ të Ligës së Kombeve.

Exit mobile version