Ballina Sport Boterori 2026 Ronaldo flet pas eliminimit, konfirmon se ishte Botërori i tij i fundit

Ronaldo flet pas eliminimit, konfirmon se ishte Botërori i tij i fundit

Cristiano Ronaldo ka përsëritur se ky ishte Botërori i fundit për të. Ronaldo dhe Portugalia të hënën mbrëma u eliminuan në një të tetën e finales nga Spanja, me gol të pësuar në minutat shtesë.

Legjenda e futbollit u largua me lot në sy nga fusha. Por 41-vjeçari e ka ndërgjegjën e pastër.

“Si ndihem sot? Njëjtë. Me ndërgjegje të pastër. Kam dhënë më të mirën. Kam fituar tre tituj me Portugalinë”, ka thënë Ronaldo.

“Para Cristianos, Portugalia nuk kishte asnjë titull të fituar. Kështu që jam i lumtur. Kjo është e vërteta… titulli më i madh që kam fituar ishte në vitin 2016. I cili, për mua, ka vlerë të njëjtë me Kupën e Botës, sinqerisht. Për këtë, e përsëris, largohem me ndërgjegje të pastër. Kam dhënë më të mirën… dhe kjo është”.

Ronaldo është prej emrave më të mëdhenj në histori të futbollit. Një pjesë e tifozëve e llogarisin më të madhin ndonjëherë.

“E vërteta është që ky ishte Botërori im i fundit. Tani kam kohë për të menduar, të jem me familjen time dhe të mos vendos gjëra me kokë të nxehtë. Dhe të vazhdoj me jetën”.

Exit mobile version