Ballina Sport Futboll Ronaldo merr çmimin e më të mirit në Portugali

Ronaldo merr çmimin e më të mirit në Portugali

Cristiano Ronaldo ka marrë çmimin “Quinas de Oro” si lojtari më i mirë portugez për vitin 2017. Ylli i Real Madridit mposhti dy bashkëkombësit, Bernando Silva (Manchester City) dhe Rui Patricio (Sporting CP).

Ky ishte çmimi i tretë me radhë për Ronaldon, i cili sezonin e kaluar shkëlqeu me Realin, duke fituar Ligën e Kampionëve, Super Kupën e UEFA-s, Super Kupën e Spanjës dhe Kupën e Botës për Klube.

Kujtojmë se Ronaldo ka 9 çmime gjithsej si futbollisti më i mirë i Portugalisë.

Exit mobile version