Ballina Sport Futboll Rrahmani debuton me gol te Venecia

Rrahmani debuton me gol te Venecia

Albion Rrahmani e ka nisur në mënyrë më të mirë të mundshme aventurën te Venezia.

Sulmuesi i Kosovës e gjetur golin që në ndeshjen e parë me fanellën e klubit italian.

Rrahmani realizoi në fitoren 4:2 të Venezias ndaj Dolomiti Bellunesi, në një ndeshje miqësore të zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri

Goli i kosovarit erdhi në minutën e 88-të, kur pas një aksioni të shpejtë të skuadrës, ai goditi fuqishëm me këmbën e djathtë për të vulosur triumfin e ekipit të tij.

Venecia do ta nisë sezonin e ri me përballjen ndaj Modenas në Kupën e Italisë, ndërsa debutimin në Serie A do ta ketë kundër Lecces.

25-vjeçari iu bashkua Venezias nga Sparta e Pragës në këtë verë.

Exit mobile version