Ballina Sport Futboll Rrahmani do ta mbyllë karrierën te Napoli

Rrahmani do ta mbyllë karrierën te Napoli

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani duket se tashmë ka vendosur se ku do ta përfundojë karrierën si futbollist aktiv.

Rrahmani pritet ta mbyllë karrierën me fanellën e Napolit, pasi është pajtuar ta rinovojë kontratën, e cila do t’i skadojë kur të mbushë 35 vjet.

Me rinovimin e kontratës aktuale që në vitin e ardhshëm, Rrahmani do të mbetet te skuadra e Napolit deri në verën e vitit 2029.

31-vjeçari, tashmë është shndërruar në lider të mbrojtjes te Napoli, ekip me të cilin ka fituar dy tituj kampioni të Italisë.

Ai është pjesë e Napolit prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Verona, ndërsa këtë sezon ka shënuar 1 gol në 19 paraqitje në të gjitha garat.

Gjithashtu, Rrahmani është rikuperuar nga lëndimi që e detyroi të mungojë në katër ndeshjet e fundit të Napoli dhe do të jetë startues në ndeshjen kampionale kundër Genoas, që zhvillohet këtë vikend.

Exit mobile version