Nje shoqe e gjyshes time (rahmet paçin te dyjat ne amshim), i paska thene, ne nje rast gjyshes time, ndersa gjyshja me ka rrefyer mua:
“Naile!
I kemi marre ne qafe vajzat qe i kem shkollu!”
Kjo i thote: “Pse bre Shaze? A nuk vepruam mire qe i shkolluam e te mos mbesin sikur na dyja, me pune te arave e te perkujdeses per gjane (kafshet) e me pune te shtepise, e tana keto…”
Ndersa, Shaza ia kthen: “Heee more Naile! Mendon ti se do pshtojne vajzat tona nga keto pune?! Cfare te thash une?! I kemi marre ne qafe se keto, edhe do te shkojne te punojne ne zyre tere diten e lume, e kur te kthehen, do t’i vazhdojne punet me te cilat ne merremi qe nga mengjesi”.
“Pra, dyfish obligime per to….e mozamakeq, qe i morem ne qafe!”
E shpesh me kujtohet ky rrefim!
Se, pasha Zotin, nuk e kane pase edhe aq keq…
Nga Nora Huseinovic Veliu
