Të paktën 10 persona janë vrarë pasi një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga reshjet e dendura i varrosi ata në jug të Filipineve, transmeton Anadolu.
Sipas Agjencisë Filipine të Lajmeve, ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 me kohën lokale, kur rrëshqitja e dheut goditi një fshat bujqësor në komunën Malapatan, në provincën Sarangani.
Reshjet e dendura u shkaktuan nga tajfuni Inday, ndërsa zyrtarët lokal thanë se ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdonin “operacionet e nxjerrjes për të siguruar që të gjithë personat e zhdukur të gjenden, qofshin të vdekur apo të gjallë”.
“Viktimat kishin lidhje me njëra-tjetrën, si për nga afërsia familjare ashtu edhe nga gjaku”, tha kryetari i komunës Malapatan, Salway Sumbo Jr.
Zyrtarët thanë se viktimat me gjasë ishin duke fjetur kur rrëshqitja e dheut ndodhi gjatë natës.
“Evakuimi i detyruar po zhvillohet në disa zona të Malapatanit, ndërsa reshjet e lehta deri të dendura vazhdojnë në të gjithë provincën”, shtoi kryetari i komunës.