Ballina Lajmet Rrëshqitje dheu në një minierë në Mianmar, viktima dhe të zhdukur

Rrëshqitje dheu në një minierë në Mianmar, viktima dhe të zhdukur

Të paktën 6 persona e kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut në një minierë të gurëve të çmuar në provincën Kaçin në veri të Mianmarit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët theksuan se në incidentin ku kanë humbur jetën të paktën 6 persona, llogariten të zhdukur 9 minatorë dhe 3 roje sigurie.

Në këtë rajon shpeshherë ndodhin rrëshqitje të dheut në periudhat kur reshjet janë më intensive.

Exit mobile version