Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rrëshqitje dheu në Zelandën e Re: Mes të zhdukurve edhe shtetas suedezë...

Rrëshqitje dheu në Zelandën e Re: Mes të zhdukurve edhe shtetas suedezë dhe italianë

Një shtetas suedez dhe një shtetas italian janë mes gjashtë personave që janë konfirmuar të zhdukur pas një rrëshqitjeje të dheut në një destinacion të njohur turistik në Zelandën e Re.

Autoritetet kanë bërë të ditur se ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë operacionet në zonën e goditur, ndërsa shqetësimet për sigurinë dhe kushtet e vështira të terrenit po e bëjnë ndërhyrjen më të ndërlikuar.

Shkaku i rrëshqitjes së dheut po hetohet, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje vizitorëve të shmangin zonën deri në njoftim të dytë.

Nga Zelanda e Re, raporton për Al Jazeera gazetarja Caley Callahan. /mesazhi

Exit mobile version