Një shtetas suedez dhe një shtetas italian janë mes gjashtë personave që janë konfirmuar të zhdukur pas një rrëshqitjeje të dheut në një destinacion të njohur turistik në Zelandën e Re.
Autoritetet kanë bërë të ditur se ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë operacionet në zonën e goditur, ndërsa shqetësimet për sigurinë dhe kushtet e vështira të terrenit po e bëjnë ndërhyrjen më të ndërlikuar.
Shkaku i rrëshqitjes së dheut po hetohet, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje vizitorëve të shmangin zonën deri në njoftim të dytë.
Nga Zelanda e Re, raporton për Al Jazeera gazetarja Caley Callahan. /mesazhi







